LAJMI I FUNDIT:

Kisha e Shën Premtes, destinacioni i ri i turizmit religjioz

Kisha e Shën Premtes, destinacioni i ri i turizmit religjioz

Restaurohet kisha e Shën Premtes në Balldren të Lezhës. Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë I në vitin 1981, e tashmë është një tjetër destinacion turistik.

Kisha e Shën Premtes daton në shekujt XII-XIII dhe është e ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Ruhet e plotë me të gjitha elementet përbërëse arkitektonike me planimetri në formë drejtkëndore. Afresket ruajnë vlera me rëndësi jo vetëm rreth cilësisë së realizimit të tyre, por edhe për historinë e zhvillimit të saj në faza të ndryshme.

Kisha ndodhet në fshatin Balldren, pesë km nga qyteti i Lezhës dhe 300 metra nga superstrada Balldren – Shkodër.


Afresket e gjendura në këtë kishë janë unikale. Është e vetmja kishë në vend që ka qartësisht “Darkën e fundit” të Jezu Krishtit tek apsida, më shumë se 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinçi, çka i jep kësaj kishe vlera të pakrahasueshme.

Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale, një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qenë e përbërë në dy anijata dhe dy apsida. /ata/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori