LAJMI I FUNDIT:

Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë – vdes disa ditë më vonë

Kinezi nxori 23 dhëmbë dhe bëri 12 implante në të njëjtën ditë – vdes disa ditë më vonë
Ilustrim

Autoritetet kineze po hetojnë rastin e një të moshuari, i cili vdiq 13 ditë pasi kishte nxjerrë 23 dhëmbë dhe kishte futur 12 implante në të njëjtën ditë në një klinikë dentare.

Shu, banore e qytetit Yongkang, në provincën Zhejiang të Kinës, së fundmi paraqiti një ankesë në Byronë Komunale të Shëndetit kundër një klinike dentare lokale pas vdekjes së babait të saj. Gruaja paraqiti prova se prindi i saj i kishte nxjerrë 23 dhëmbë dhe i kishte implantuar 12 dhëmbë të rinj në një seancë të vetme, gjë që ajo pretendon se shkaktoi vdekjen e parakohshme 13 ditë më vonë.

Ajo u tha autoriteteve se babai i saj vuante dhimbje torturuese gjatë 13 ditëve të fundit të jetës së tij, përpara se të pësonte një atak fatal në zemër më 28 gusht. Tani gruaja kërkon që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, shkruan odditycentral.


Sipas formularit të pëlqimit të pacientit, babai Shu-s në fakt nxori 23 nga dhëmbët e tij natyralë përpara se t’i hapeshin 12 vrima në kafkën dhe në mandibulën për të vendosur dhëmbë të rinj.

E gjithë kjo u bë në një ditë të vetme, që do të thoshte se ai duhej të duronte dhimbje të paimagjinueshme pasi anestezia mbaroi. Edhe pse numri i nxjerrjeve duket paksa i tepruar për një seancë të vetme, një zëdhënës i klinikës ku është kryer procedura tha se numri i dhëmbëve që mund të hiqen në të njëjtën kohë duhet të përcaktohet nga mjeku personalisht.

Sipas të dhënave të Spitalit Dental Dewei, 23 nxjerrjet u kryen nga një mjek i quajtur Yuan, specialitetet e të cilit përfshijnë trajtimin e kanalit të rrënjës, heqjen e dhëmbëve dhe protezat e plota. Megjithëse aktualisht nuk ka një rregullore specifike për numrin e dhëmbëve që duhen nxjerrë në një seancë të vetme, klinika dhe mjeku duhet të marrin parasysh tolerancën ndaj dhimbjes së pacientit dhe rrezikun e infeksionit.

Një hetim për këtë rast është duke u zhvilluar, por një përfaqësues i Byrosë Komunale të Shëndetësisë u tha gazetarëve se vërtetimi i shkakësisë mund të jetë i vështirë, duke pasur parasysh se vdekja e burrit ka ndodhur 13 ditë pas procedurës së diskutueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori