Në të njëjtën pikë bankare në një qytet të Kinës, ai ka kryer dy plaçkitje të dhunshme, duke qëlluar qytetarët me tullë në kokë, në mënyrë që t’ua merrte paratë, transmeton Telegrafi.

Derisa një femër mbetet me lëndime në kokë, një mashkull humb vetëdijen nga goditja që mori, kurse plaçkitësi vazhdon t’ia marrë edhe paratë më të imta që ai ka në xhep.


Autoritetet kineze kanë ngritur hetime për plaçkitësin, që e kanë cilësuar të rrezikshëm dhe të gatshëm për të qëlluar. /Telegrafi/