LAJMI I FUNDIT:

Kindle Fire ofron revistat e famshme, falas!

Kindle Fire ofron revistat e famshme, falas!

Tableti i ri i Amazon, Kindle Fire do të fillojë të shitet në tregun amerikan, që nga dita e nesërme, ndërsa bashkë me tabletin vijnë edhe disa karakteristika interesante.

Më saktë, Kindle Fire do të ofrojë edhe aplikacionin e saj të veçantë, i cili quhet Kindle Fire Neësstand, dhe i nëjti do të ofrojë abonime pa pagesë për revista të caktuara.

Për ta bërë tabletin e saj edhe më atraktiv për blerësit, Amazon ofron edhe abonime tre-mujore falas, për revistat si Vanity Fair, GQ dhe Glamour, ndërsa bashkë me këta tituj është edhe versioni provues i Wired për 14 ditë.

Publikuesit e revistave por edhe Amazon shpresojnë që lexuesit t’i blejnë këto revista pas periudhës provuese, dhe kështu të krijojnë më shumë treg për median e shkruar, e cila po has në vështirësi gjithkund, duke përfshirë edhe SHBA-të. / Telegrafi /