VCT 2024 Masters Shanghai do të jetë ngjarja e parë ndërkombëtare Valorant në Kinë.
Riot Games po përkujton përvjetorin e një viti të lansimit të Valorant në Kinë duke organizuar ngjarjen e tyre të dytë më të madhe Valorant të vitit pas Champions.
Më 29 korrik, kreu global i Valorant, bëri njoftimin zyrtar, megjithëse detaje specifike nuk janë zbuluar ende, turneu mund të mbahet diku në korrik të vitit të ardhshëm, shkruan oneesports.
Që nga Valorant Champions 2022, Valorant ndërmori hapa të rëndësishëm për të përfshirë ekipet kineze në ngjarjet e tyre globale.
Zgjerimi i Valorant në Kinë do të arrijë rekorde të reja vitin e ardhshëm, ndërsa ekipet kryesore nga e gjithë bota përgatiten për të udhëtuar në Shangai dhe për të konkurruar për trofeun prestigjioz Masters.
Më poshtë mund të shikoni njoftimin e plotë të VCT 2024 Masters :
/Telegrafi/