Agjencia kryesore e spiunazhit të Kinës ka paralajmëruar studentët me qasje në të dhëna të ndjeshme që të jenë të kujdesshëm ndaj “burrave të pashëm dhe grave të bukura” të cilët mund të tentojnë për t’i joshur ata të spiunojnë për entitete të huaja, duke kompromentuar sigurinë kombëtare.
Ministria e Sigurisë së Shtetit të Kinës të mërkurën lëshoi në llogarinë e saj publike në rrjetet sociale WeChat paralajmërime të detajuara për studentët për të cilët tha se mund të manipulohen në një sërë mënyrash “për të ofruar informacione”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo tha se departamentet e sigurimit të shtetit kanë gjetur se personeli i organeve të huaja të spiunazhit dhe inteligjencës kanë “synuar studentët e rinj”.
“Ata përfitojnë nga karakteristikat e kuriozitetit të fortë dhe gatishmërisë së studentëve të rinj për të provuar gjëra të reja”, thuhet në një deklaratë.
Kina pretendon se ka qenë prej kohësh duke goditur kërcënimet e perceptuara për sigurinë e saj kombëtare, duke lëshuar disa paralajmërime këtë vit për qytetarët e saj dhe duke treguar raste të spiunazhit që ka zbuluar.
Siç thuhet më tej, punëtorët e agjencive të huaja të inteligjencës synojnë në mënyrë specifike studentët e kolegjit me qasje në të dhënat e klasifikuara dhe të ndjeshme të kërkimit shkencor, duke u maskuar si studiues universitarë dhe punonjës të institucioneve kërkimore shkencore dhe kompanive konsulente, tha agjencia.
Ata pretendohet se joshin studentët e rinj “me mundësi me kohë të pjesshme me pagesë të lartë në emër të kërkimit të tregut, shkëmbimeve akademike”.
Pasi studentët shprehin interesin, agjencia tha se agjencitë e huaja të inteligjencës do të ofrojnë të ashtuquajturat trajnime dhe udhëzime falas përmes mediave sociale, telefonit ose video-konferencave.
Madje, ata veshin “maskën e djemve të pashëm dhe femrave të bukura, intime dhe të vëmendshme, duke tërhequr studentët e rinj në grackën e dashurisë së rrejshme”.
Megjithatë, agjencia nuk ka dhënë detaje specifike për ndonjë firmë të huaj që ka synuar studentët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania