LAJMI I FUNDIT:

Kina paaftëson satelitët amerikan

Kina paaftëson satelitët amerikan

Sipas raportit zyrtar të komisionit të kongresit amerikan US-China Economic and Security Review Commision, hakerët kinez përmes stacionit tokësor në Norvegji kanë ndërprerë punën e satelitëve Landsat 7 dhe Terra AM-1 gjatë viteve 2007 dhe 2008.

Raporti i komisionit pranon se nuk dihen arsyet për këto veprime, por se mund të supozohet se kinezët po provojnë se çfarë do të kishin pasur mundësi të bëjnë në rast të çfarëdo lloji të konfliktit.

Konkretisht, puna e Landsat-7 ishte pamundësuar dy herë me nga 12 minuta dhe atë gjatë tetorit të vitit 2007 dhe qershorit të vitit 2008. Terra AM-1 është penguar paksa më pak, kështu që ishte në “aut” vetëm dy minuta në qershor dhe nëntë minuta gjatë tetorit të vitit 2008.

Komisioni pohon se edhe pse të dy satelitët i dedikohen vetëm incizimit të ngjarjeve që ndodhin në tokë dhe në ajër kështu që nuk paraqesin rrezik të lartë të sigurisë, prapëseprapë këto evenimente janë të rrezikshme për shkak se tregojnë se shumë më shumë dëme mund të bëhen nëse përfitohet qasja në satelitët “me ndjeshmëri më të lartë të sigurisë” të cilëve pastaj mund të iu ndërrohet drejtimi, mund të shkatërrohen ose mund të ju ndryshohet përmbajtja e transmetimit.


Kina, natyrisht, i refuzoi të gjitha akuzat për shkak se: “…(Kina) asnjëherë nuk ndërmerr veprime të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve të tjera”, tha Wang Boadong nga ambasada kineze në Washington për Bloomberg. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Kalo në kategori