Motrat Kardashian na mbushin me ide për veshje dhe stilim flokësh gjithmonë.
Ato njihen për eksperimentimet e shpeshta, dhe gjithmonë ndryshimet e tyre priten mirë nga fansat.
Ishte Kylie e para nga motrat që erdhi me një ndryshim, ajo zgjodhi ngjyrën e kuqe për të lyer flokët.
Së fundmi, është Kim ajo që ka ardhur me një ndryshim flokësh në fundin e sezonit vjeshtor.
Ajo ka zgjedhur një kombinim të ngjyrës bionde dhe brune, kombinim të cilin së fundmi po e quajnë “bronde”.
Ndryshe, motrat Kardashian kanë filluar me dekorimin e shtëpive për festat e fundvitit edhe pse ato anuluan festën e famshme të natës së Krishtlindjes, për herë të parë që nga viti 1978, për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/