Telegrafi

Kica – Xhelili: LDK nuk ka vija të kuqe me askënd, por nuk bën koalicion me LVV nëse Albin Kurti propozohet kryeministër

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por ka theksuar se nuk bëjnë koalicion nëse kryeministër propozohet të jetë Albin Kurti.

Ajo është shprehur se LDK-ja pas zgjedhjeve do ta shoh pozicionin e saj.

“LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd, dukshëm vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK ka me ofertu iniciativën e vet politike, ka me shiku ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, tha ajo.

Lexo po ashtu Kica – Xhelili: Qeveria Kurti e ka humbur kartën e Vettingut, s’e kanë idenë se çfarë është Kushtetuta

Kica – Xhelili u shpreh se Kurti dhe Qeveria e tij e ka humbur shansin për ta reformuar sistemin e drejtësisë.

Ajo, në “Debat Plus”, theksoi se Kosova për faj të Kurtit e ka humbur mundësinë për ta bërë Vettingun në drejtësi.

“Dua reforma me çkapë drejtësinë, por jo me kapë një qeveri tjetër. Rezistenca që i bëhet disa reformave s’ka të bëjë me reformim, ka të bëjë me çështje të pronësisë… Nëse na pyet cila ka qenë alfa dhe omega kryesore e trajtimit të drejtësisë, për mendimin tim ka qenë Vetingu që e kemi humbë”.

“Nëse Kosova ka pasur nevojë për diçka, ka qenë Vetingu gjithëpërfshirës i krejt gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin drejtësisë. Ajo që ka ndodhë është ajo që kish me ndodhë me secilin shtet të vogël që i drejtohet institucioneve ndërkombëtare me tri reforma paralele në të njëjtën kohë, dhe i tregon që po dojmë me kapë dhe jo me pavarësu, nuk të lënë me bërë asnjërën. E kemi humbur mundësinë e Vetingut, kemi pasur nevojë më së shumti, e ka humbur kartën e Vetingut”, tha ajo.