Të shtunën prezantueses Kiara Tito i është dhënë mundësia që të hapë kutinë e pandorës.
Si shpërblim ajo fitoi një udhëtim çift në Maldive, që me gjasë ajo do ta shfrytëzojë për të shkuar me Luizin.
Ndërsa e keqja që i erdhi bashkë me shpërblimin, ishte mundësia për të zgjedhur tre persona për të çuar në televotim.
“Mesa duket më erdhi edhe mua momenti”, tha e buzëqeshura Kiara, gjersa zgjodhi të çonte në nominim banoret: Olta, Deamishel dhe Tea.
Kjo u pa si një “hakmarrje” ndaj të ashtuquajturit ‘grupit të Oltës’, pasi në spektaklin e kaluar Deamishel çoi në nominim: Kiarën, Luizin dhe Efin – ku kjo e fundit rezultoi e eliminuar.
Luizi dhe Efi u kapën nga kamerat shumë të lumtur për zgjedhjen që Kiara bëri. /Telegrafi/