Ylli Khloe Kardashian, ka zbuluar se ndjek terapi, megjithëse në të kaluarën ka pasur një përvojë të keqe me një psikolog. Gjatë divorcit të saj nga Lamar Odom, psikologu ka zbuluar detaje nga jeta e saj private në media.
“Rënia ime në peshë filloi kur isha në proces divorci. Mbaj mend që shkoja në psikoterapi dhe diçka private që i thashë psikologut u publikua në media. E dija që ishte ai që e kishte zbuluar këtë informacion, pasi nuk kishte asnjë mënyrë tjetër që ajo të bëhej e ditur. Pas kësaj ndalova së shkuari në terapi dhe fillova të shkoja në palestër”, ka thënë Khloe në një intervistë për Bustle.
“Më duhej një mënyrë për të shkarkuar emocionet, por nuk i besoja më askujt. Vendi ku ndihesha më e sigurt ishte palestra”, shtoi ajo.

Informacionet që terapeuti kishte ndarë me tabloidët lidheshin me martesën e saj me basketbollistin Lamar Odom, por Khloe nuk zbuloi se për çfarë bëhej fjalë saktësisht. Ajo tha se sjellja e terapeutit kishte qenë “shumë shqetësuese” për të.
Në fillim të këtij viti, gjatë serisë The Kardashians, Kim Kardashian dhe mikja e saj e ngushtë Malika Haqq përpiqeshin ta bindnin Khloe-n të rikthehej në terapi. Në atë kohë, ajo u përgjigj: “Nuk jam e sigurt nëse është për mua”.

Megjithatë, Khloe ka ndryshuar mendim.
“Tani ndjek terapi. Terapeutja ime është vërtet e sjellshme dhe më pëlqen shumë. Ishte Kim ajo që shkoi e para te kjo terapeute. Ajo ishte shumë e vendosur për të më bindur. I thashë se do ta bëja për të, por pastaj kuptova që ishte diçka e mirë dhe që më duhej”, tha Khloe. Ajo gjithashtu tregoi se terapeutja i kishte sugjeruar të shkonte tri herë në javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë
Nga 0 në 100 km/orë për vetëm 2 sekonda: Tesla Model S Plaid thyen rekorde

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa