Khamzat Chimaev ka mësuar emrin e kundërshtarit të ri, vetëm pak ditë pasi arriti të mposht Li Jingliang në UFC 267 fundjavën e kaluar.
Chimaev bëri një rikthim triumfues në tetëkëndësh, duke mposhtur Jingliang në raundin e parë të meçit të tyre në peshë të lehtë.
27-vjeçari, i cili po bënte paraqitjen e tij të parë në UFC që nga shtatori i vitit 2020, regjistroi fitoren e tij të katërt në MMA ndërsa vazhdon ngjitjen e tij drejt kreut.
https://www.youtube.com/watch?v=lv8oSI-OTho
Dhe, tani ai duket se do të kthehet në aksion pas disa javësh, por jo me UFC-në.
Sipas raportimeve, ‘Borz’ do të përballet me pretendentin e UFC për peshën e mesme Jack Hermansson në Bulldog Fight Night më 19 nëntor.
‘The Joker’ përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se do të ballafaqohet me fenomenin e UFC-së.
Natyrisht se ky lajm ka entuziazmuar tifozët e dyshes, pasi pritet të jetë një përballje e zjarrtë. /Telegrafi/