Në ditën e dytë të Konferencës së 12-të ndërkombëtare të Rrjetit të Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, e cila po mbahet në Burgas të Bulgarisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me shumicë votash u emërua për herë të parë anëtare e bordit të këtij rrjeti.
Po ashtu, me vota unanime është rizgjedhur përsëri Gjin Gjoni, President i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor, me mandat dy vjeçar.
Konferenca ka vazhduar punimet temën “Roli i Këshillave të Gjyqësorit në luftën kundër terrorizmit”, ku kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi tha se terrorizmi sot është një fenomen global me shtrirje dukshëm përtej kufijve konvencional të shteteve sovrane.
“Të qenit të kërcënuar nga terrorizmi sot nuk përbën një lajm, dhe gati se çdo shoqëri demokratike sot nuk është e imunizuar nga ky fenomen. Kosova duke qenë një vend në tranzicion demokratik, megjithatë, mbetet e ekspozuar ndaj rreziqeve që shfaqin sulmet dhe aktivitetet terroriste”, ka thënë ai.
Përkundër asaj se përpjekjet në luftimin e këtij fenomeni asnjëherë nuk janë të izoluara, Idrizi tha se po kryhen si veprime të orkestruara dhe mirë të bashkërenduara, ashtu që rreziku nga sulmet terroriste të zvogëlohet në minimumin e mundshëm.
“Kosova nuk është një vend i origjinës së terrorizmit, megjithatë, ka themeluar edhe strukturat e veta kryesore që t’i përgjigjen në mënyrë adekuate kërcënimeve ndaj terrorizmit. Këto struktura dhe institucione nuk reduktohen në instanca klasike të sundimit të ligjit, por shkojnë përtej kësaj skeme. Këtu institucionet e drejtësisë kanë një rol të madh dhe pjesë të përgjegjësisë”, tha Idrizi.
Gjithashtu, u vendos që takimi i radhës i konferencës së 13-të, ndërkombëtare e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, do mbahet në fund të muajit qershor në Mal të Zi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova