Epidemia e coronavirusit vdekjeprurës sipas gjitha gjasave ka filluar në një treg të qytetit kinez Wuhan.

Ajo çfarë ka shokuar botën janë fotografitë nga tregu. Edhe pse është i dedikuar si treg për gjallesat e ujit, aty mund të gjenden produkte tjera që qytetarëve nga perëndimi u duken të çuditshme dhe madje të gërditshme, transmeton Telegrafi.


1 298

Në ofertë përfshihen zogjtë, lepujt, minjtë, dhelprat, lakuriqët, gjarpërinjtë dhe reptilët tjerë, më pas gomarët, devetë e madje edhe majmunët.

Vlenë të theksohet se mbajtja e një numri kaq të madh të kafshëve në një hapësirë të vogël dhe kontakti i vazhdueshëm me tregtarët dhe blerësit, e shpesh prerja e tyre në vend të ngjarjes, mund të jenë indikacione për zgjerimin e virusit. Nuk dihet se nga vijnë këto kafshë, por as vetë tregtia me to nuk është e rregulluar me ligj.

Pasi janë kryer testet për coronavirusin e ri, është dëshmuar se të gjithë personat që janë infektuar në fillim kishin vizituar këtë treg në Wuhan, kanë punuar në të apo ndonjë anëtarë i familjes së tyre.

3 103

Në disa pjesë të Kinës, përkundër ndalesave të shumta nga zyrtarët shtetërorë, disa kafshë si gjarpri, minjtë, gomarët apo edhe majmunët konsumohen në masë të madhe nga qytetarët – madje pa u pjekur shumë sepse sipas medicinës tradicionale kineze konsiderohet si ushqim shumë i shëndetshëm.

Siç raporton Business Insider, këto tregje është për këtë quhen të “lagura” për shkak të gjakut, kjo për faktin se shitësit i presin vetë kafshët për blerësit.

Në këtë mënyrë zgjerohen shumë gjëra përfshirë këtu edhe virusin vdekjeprurës. Përveç kësaj, virusët shpesh zhvillojnë mutacione që u mundësojnë kalimin nga kafshët në njerëz.

Për shembull epidemia SARS që shpërtheu në vitin 2002, gjithashtu në Kinë, ua kishte marrë jetën 774 persona, e cila është nxitur nga coronavirusi që te njerëzit kaloi nga macet që shiteshin nëpër tregje të tilla. /Telegrafi/