LAJMI I FUNDIT:

Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Vozitja në borë kërkon më shumë kujdes, pavarësisht se sa e aftë është makina juaj ose sa i sigurt mendoni se jeni pas timonit.

Kjo dëshmohet edhe nga ky shofer i këtij Mercedes-Benz E-Class në Atlanta, Georgia.

Duke gjykuar nga ajo që ndodh në këtë video, drejtimi i kujdesshëm i makinës nuk ishte saktësisht një prioritet.


Ky aksident dramatik u kap nga kamera dhe thuhet se ndodhi pak ditë më parë.

Fatmirësisht, në momentin e përplasjes nuk kishte asnjë këmbësor aty pranë, sepse nëse do të kishte ndodhur, gjërat mund të ishin shumë më keq. /Telegrafi/