LAJMI I FUNDIT:

Këto janë masat e reja restriktive që do t’i propozohen Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Këto janë masat e reja restriktive që do t’i propozohen Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot pas mbledhjes me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) tha se janë marrë disa vendime që do të parandalojnë përhapjen e virusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbajtëm mbledhje së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektive (KSI) për gjendjen aktuale me pandeminë. Situata nëpër spitale mund të them se është e qetë dhe jemi të gatshëm për ndonjë sfidë të re dhe më të madhe. Numri i të infektuarve rritet edhe në rajon. Një paketë masash është tashmë në Kuvend. Sot diskutuam për reduktimin e udhëtarëve në transportin publik deri në 50% dhe ndalimin e punës për të gjithë operatorët ekonomik nga ora 23:00” tha ministri Filipçe.

Filipçe tha se këto masa do të parashtrohen në Qeveria pasi mendohet se këto masa do të pengojnë përhapjen e virusit. Karaxhovski tha KSI nuk mendon që të vendoset orë policore për momentin. “Nëse nuk e ndihmojmë veten, as ora policore e as masat nuk ndihmojnë” tha Zharko Karaxhovski. Paketa e prezantuar sot do t’i parashtrohen qeverisë në ditën e hënë (19.10.2020). /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori