LAJMI I FUNDIT:

Këto janë dhjetë vendet ku më shumë se 50 për qind e popullsisë janë vaksinuar kundër COVID-19

Këto janë dhjetë vendet ku më shumë se 50 për qind e popullsisë janë vaksinuar kundër COVID-19

Në dhjetë vende të botës, më shumë se 50 për qind e popullsisë së përgjithshme të atyre vendeve janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës së coronavirusit, dhe për këtë arsye janë afër imunitetit kolektiv.

Këto janë dhjetë vendet e mëposhtme:

Butan – nga 763,000 banorë, 63 për qind e tyre ishin vaksinuar;


Malta – nga gjysmë milioni banorë, 62 për qind e tyre janë vaksinuar. Kjo është arsyeja pse qeveria njoftoi këtë javë se ka arritur të zhvillojë imunitet kolektiv në këtë vend;

Izraeli – nga nëntë milionë banorë, 60 për qind e tyre janë vaksinuar. Kjo gjendje vlerësohet se tregon një shembull që vaksinimi është përgjigjja më efektive ndaj një pandemie;

Maldivet – nga 530,000 banorë, 58 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Britania e Madhe – nga 66.65 milionë banorë, 58 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Mongolia – nga një popullsi prej 3.25 milionë, 57 për qind e tyre janë vaksinuar;

Bahrejni – nga 1.6 milion banorë, 55 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Kanadaja – nga 37.59 milionë banorë, 55 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Kili – nga 18,95 milionë banorë, 54 për qind e tyre ishin vaksinuar;

Hungaria – nga 9.7 milionë banorë, 52 për qind e tyre ishin vaksinuar.

Veç këtyre, sipas një shkrimi të Forbes, Shtetet e Bashkuara po i afrohen gjithashtu imunitetit kolektiv, në të cilin 50.3 për qind e qytetarëve janë imunizuar me të paktën një dozë.

Sipas revistës Forbes, kjo është shumë më e lartë se në vendet e tjera të zhvilluara, përfshirë Gjermaninë, ku u vaksinuan 43 për qind e popullsisë, Franca, ku 36 për qind e popullsisë, Australia, ku 14 për qind e popullsisë, dhe Koreja e Jugut, ku ishin vaksinuar 9.1 për qind. Përqindja e popullsisë dhe Japonia ku ishin vaksinuar 6.4 për qind e popullsisë.

Supozohet se imuniteti kolektiv ndaj coronavirusit do të ekzistojë kur një minimum prej 60 për qind e popullsisë së një vendi është imun, ndërsa disa besojnë se sa 90 për qind e popullsisë duhet të jetë imune. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori