Amazon nuk e ka në plan të mbajë këtë vit konferencën e saj mbi teknologjitë më të avancuara sikurse robotika dhe hapësira e quajtur re:Mars, konfirmoi kompania të premten.
Gjiganti i teknologjisë e kishte nisur panairin re:MARS, (“Mësimi i makinerisë, Automatizimi, Robotika dhe Hapësira”), në vitin 2019 si një mënyrë për startup-et, akademikët, studiuesit dhe drejtuesit për të diskutuar zhvillimet më të fundit në këto teknologji, transmeton Telegrafi.
Vendimi për ta anuluar konferencën re:MARS nuk u mor për arsye buxhetore, tha Amazon.
Amazon si pjesë e kësaj konference promovoi disa nga risitë e saj futuriste, të tilla si dronët e dërgesës, robotët e depove dhe robotin e saj të parë në shtëpi. /Telegrafi/