LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit dizajni i ‘NewBorn’ i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve

Këtë vit dizajni i ‘NewBorn’ i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve

Monumenti i vendosur në qendër të Prishtinës, i cili simbolizon Pavarësisë e Republikës së Kosovës, “NewBorn” edhe këtë vit si çdo vit tjetër do të marrë pamje ndryshe.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë, autori i kësaj vepre, Fisnik Ismaili me ekipin e tij kanë vendosur që ndryshimin i këtij monumenti t’i kushtet viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anë e mbanë botës.

Ngjyra e cila dominon kësaj here në dizjan është e zeza, derisa shkronja “W”, është e dizajnuar me lule të ndryshme shumë-ngjyrëshe, të cilat shpërndahen edhe në shkronjat tjera të këtij monumenti.


Këtë e ka bërë të ditur vet Fisnik Ismaili përmes një fotografie të publikuar në Facebook.

“Kushtuar të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës”, shkruan Ismaili, krahas fotografisë.

Ismaili ka shkruar tutje duke dhënë përshkrimin e dedikimit të NewBorn për kauzën e viktimave të përdhunuara gjatë luftës, jo vetën në Kosovë, por në gjithë botën.

“I çliruem prej politike, i kthyem në profesionin në të cilin zemrën e kam pasë përherë, në këtë vegëz është përshkrimi i dedikimit të NEWBORN 12 për kauzën e viktimave të përdhunueme gjatë luftës, jo veç në Kosovë, por krejt botën. Të bahemi zani i tyne.  Never, Ending, Wars, Bring, Oppression, Rape & Neglect (Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime e shpërfillje). Kushtuar të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës”, shkruan Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori