Dy biznesmenë të njohur nga Fushë- Kruja, ortakë të një kompanie private, rezultuan të jenë “ortakë” edhe në trafikimin e drogës.
Ata u arrestuan mbrëmjen e së enjtes bashkë me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që merreshin me shpërndarjen e sasive të mëdha të hashashit nga Kruja në drejtim të Tiranës. Forcat e policisë u koordinuan në një operacion të gjerë në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Vorën, duke arrestuar personat e përfshirë në këtë rrjet.
Një sasi prej 425 kg hashash u sekuestrua nga forcat e Antidrogës, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u gjet edhe arsenal armësh, 12 automatikë e pushkë. Biznesmenët e arrestuar nga policia janë Shkëlqim Miri dhe Bledar Coraj, ortakë të kompanisë “Rinia ’96”, që ushtron aktivitetin në fushën e grumbullimit dhe asgjësimit të plehrave.
Ndërsa policia tha dje se bashkë me ta u arrestuan edhe Egli Selaci, 28 vjeç, Amarildo Mulleti, 30 vjeç, Durim Demiri, 24 vjeç dhe Hysni Demiri, 59 vjeç. Në operacion morën pjesë oficerë të drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve nën koordinimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës, si dhe me mbështetjen e Policisë së Durrësit.
Fillimisht është arritur të sekuestrohet 170 kg hashash dhe janë arrestuar Bledar Coraj dhe Egli Selaci. Më pas, pjesa tjetër është gjetur gjatë kontrollit të banesave të 4 personave të tjerë që u arrestuan gjatë këtij operacioni.
Hetimi për zbulimin e grupit nga Fushë-Kruja që merrej me trafikimin e drogës kishte nisur që prej muajit tetor të vitit të kaluar. Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi procedim penal ndaj personave të dyshuar që merreshin me këtë aktivitet, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Koordinimi”.
Burime nga grupi hetimor thanë dje se 6 personat e arrestuar dhe një tjetër që është shpallur në kërkim janë pjesë e grupit që u godit në tetor të vitit 2016, kur u sekuestrua 1.3 tonë hashash në Fushë-Krujë.
Pikërisht nga ky operacion i 3 muajve më parë nisën edhe hetimet me metoda speciale dhe agjentë të infiltruar, që arritën të finalizohen me sukses mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Fushë-Krujë- Vorë.
Policia kishte arritur të sigurojë informacione në rrugë operative se dy të dyshuarit, Egli Selaci dhe biznesmeni Bledar Coraj, kishin sasi të konsiderueshme hashashi që i mbanin të magazinuara dhe po kërkonin treg për shitjen e tyre. Në këtë moment, në “lojë” ka hyrë një person i interesuar për të blerë hashash, që në fakt ishte pjesë e Policisë së Shtetit.
Me anë të infiltrimit është arritur të depërtohej në grupin që dispononte kanabis dhe më pas është kërkuar një sasi e vogël, sa për të mos rënë në sytë e pronarëve të drogës. Sasia e fundit që ishte porositur ishte 170 kg hashash, që u arrit të sekuestrohej në nisjen e operacionit të së enjtes, shkruan ‘Panorama’. Vendi ku do të bëhej shkëmbimi i mallit me para u përzgjodh të ishte mes Tiranës e Fushë- Krujës. Pikërisht në këtë moment ndodhi edhe goditja e Policisë së Shtetit.
Forcat policore në operacion kanë ndërhyrë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Vorë, në momentin që do të kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike. Si rezultat i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet furgon, ku ndodheshin shtetasit Bledar Coraj dhe Egli Selaci, rreth 170 kg kanabis sativa.
Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar. Gjashtë të arrestuarit dhe shtetasi me iniciale P.D., i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj