LAJMI I FUNDIT:

Këta janë aeroplanët ‘Rafale’ që do të mbrojnë qiellin në Kroaci – të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët ‘Rafale’ që do të mbrojnë qiellin në Kroaci – të cilët i do edhe Serbia

Gjashtë aeroplanët e parë nga gjithsej 12 Rafale kishin arritur të enjten në Kroaci.

Aty, siç ishte paralajmëruar, pilotët u përshëndeten nga anëtarë të udhëheqjes kroate, duke përfshirë presidentin Zoran Milanoviq, kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryetarin e parlamentit Gordan Jandrokoviq.


Siç thuhet më tej në shkrimin e mediave kroate, përcjell Telegrafi, “Rafales” u ngritën nga baza ajrore në Bordeaux dhe hynë në hapësirën ajrore kroate në perëndim të Rovinj.

Fluturimi zgjati një orë e 40 minuta dhe ata u sollën nga pilotë kroatë të cilët u trajnuan për përdorimin e tyre për 15 muaj.

“Ardhja e aeroplanëve të rinj luftarakë është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe forcimit të Forcave Ajrore Kroate në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe një faktor kyç në ruajtjen e sigurisë së Kroacisë në të ardhmen, si dhe forcimin e fuqisë së përgjithshme luftarake të ushtrisë kroate që simbolizon gjithashtu bashkëpunimin e fortë midis Kroacisë dhe aleancës së NATO-s në paqeruajtjen e përbashkët, stabilitetin dhe sigurinë”, thuhej në njoftimin për shtyp.

Siç theksohet më tej, aeroplanët kanë mbërritur dy vjet e pesë muaj pas nënshkrimit të kontratës me Francën në vlerë prej më shumë se një miliardë eurosh dhe ardhja e aeroplanëve të tjerë të fundit të kontraktuar pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë siç vë në pah AP, në atë që dukej të ishte një mini garë armatimi në Ballkan, presidenti serb Aleksandar Vuçiq muajin e kaluar njoftoi gjithashtu planet për të blerë 12 aeroplanë të rinj Rafale në një marrëveshje që thuhet se ishte me vlerë 3 miliardë euro.

Por marrëveshja e mundshme nuk u konfirmua nga zyrtarët francezë.

Blerja e aeroplanëve Rafale do t’i lejonte Serbisë të modernizonte forcën e saj ajrore, e cila përbëhet kryesisht nga aeroplanë luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik, si dhe aeroplanë luftarakë jugosllavë të vjetër.

Rusia ka qenë një furnizues tradicional i aeroplanëve ushtarakë, duke përfshirë helikopterë luftarakë, për Serbinë, e cila ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë.

Armatosja e shpejtë nga ushtria serbe gjatë viteve të fundit ka shqetësuar disa nga fqinjët e saj, theksohet më tej në shkrimin e AP.

Serbia, një kandidate e Bashkimit Evropian, është pothuajse tërësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja

Bosnja
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar

Botë
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Kalo në kategori