Observatori i Futbollit (CIES) ka bërë sot publik vlerësimin e fundit për vlerën e transferimeve të lojtarëve.
Lojtari më i shtrenjtë këtë herë është ylli francez i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe.
Ai vazhdon të shkëlqejë, ndonëse ka një moshë relativisht të re dhe nuk ka mbushur ende 20 vjeç dhe vlerësohet 126 milionë euro.
Vlen të theksohet se 10 futbollistët më të shtrenjtë, janë kryesisht sulmuesit që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre.
Harry Kane, Neymar, Mohamed Salah e Philippe Coutinho, e mbyllin top 5-shin.
Lionel Messi është i gjashti, ndërsa Ronaldo nuk është në top 15.
Nga Juventusi është Paolo Dybala që vlerësohet si i 11-ti me 115 milionë euro.
Vlerësimi nga CIES bëhet duke parë vlerat, por edhe moshën e lojtarit, se cfarë do të mund të jepte pas transferimit. /Telegrafi/
15.Samuel Umtiti (Barcelona), 99.2 milionë euro
14.Ederson Moraes (Manchester City), 102 milionë euro
13.Paul Pogba (Manchester United), 130.5 milionë euro
12.Kevin de Bruyne (Manchester City), 150.4 milionë euro
11.Paulo Dybala (Juventus), 155.6 milionë euro
10.Antoine Griezmann (Atletico Madrid), 157.7 milionë euro
9.Dele Alli (Tottenham), 163.4 milionë euro
8.Romelu Lukaku (Manchester United), 164.3 milionë euro
7.Raheen Sterling (Manchester City), 164.6 milionë euro
6.Lionel Messi (Barcelona), 170.6 milionë euro
5.Philippe Coutinho (Barcelona), 171.3 milionë euro
4.Mohamed Salah (Liverpool), 173 milionë euro
3.Neymar Jr (PSG), 197 milionë euro
2.Harry Kane (Tottenham), 197.3 milionë euro
1.Kylian Mbappe (PSG), 216.5 milionë euro