LAJMI I FUNDIT:

Kështu folën zyrtarët e BDI-së në Tetovë para forumit të gruas (Video)

Kështu folën zyrtarët e BDI-së në Tetovë para forumit të gruas (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim dje ka mbajtur një tubim me Forumin e Gruas ku është folur për situatën politike dhe rolin e gruas në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ali Ahmeti, kryetar i kësaj partie ka thënë ”Shtylla e qëndrueshmërisë sonë është nëna shqiptare, është Forumi i Gruas së Bashkimit Demokratik për Integrim.”


Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, ka thënë se BDI do të jetë çelësi i qeverisë së re.”Për këto zgjedhje përkrahja ndaj BDI-së është e madhe si rezultat i këtyre zgjedhjeve BDI duhet të jetë çelësi i qeverisjes së re, të rikrijojë demokracinë në vend dhe të miratojë raportin e Pribes. Një mandat qeverisës jo i kollajllëkut por i vështirësisë, 40% i përfaqësimit të grave si rezultat i marrëveshjes së fundit, politika është një mundësi për gratë për të ndryshuar realitetet për të krijuar fillime të reja e për të ndryshuar më shumë. A është e lehtë? Sigurisht që jo, e komplekse sigurisht që po.” ka thënë në fjalimin e saj Teuta Arifi.

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Neziri, ka folur për rolin e gruas në fushatë dhe në parti. ”BDI dhe Ali Ahmeti nuk i trajtonë gratë dhe femrën vetëm si numër. Femra në Maqedoni udhëheq në instanca të ndryshme, në pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe lokal. Në listat zgjedhore të BDI-së ka pasur femra shqiptare, sepse dinë të udhëheqin me politikat legjislative. Politikat e Ahmetit do të kenë trajtim të veçantë të femrës shqiptare” tha mes tjerash Neziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori