Mishi i bagëtive Waguy konsiderohet të jetë më i shtrenjti në botë.
Por, një video që po trondit tani internetin edhe më shumë se një lloj i veçantë i këtij mishi i ruajtur më gjatë, shitet për 3,200 dollarë për gjysmë kilogrami.
Videoja u publikua në TikTok nga @momentsgang derisa në përshkrimin e tyre thuhej se vetëm disa restorante në botë e shërbejnë këtë.
@momentsgangThere’s only a few restaurants around the world that serve this!♬ Babel – Otnicka
Ndoshta, nuk do e kishit imagjinuar kurrë se kështu duket pjesa më e shtrenjtë e mishit në botë.
Bagëtitë Wagyu, janë lopë të cilat kultivohen në Japoni dhe origjina e tyre gjenetike mund të gjurmohet me mijëra vjet; Wa-gyu, do të thotë me përkthim të plotë ‘lopë japoneze’.
Fillimisht, Wagyu u përdor si një kafshë për punë bujqësore dhe u edukua për qëndrueshmëri fizike. Por që atëherë ajo ka zbukuruar tavolinat më të mira me shijen e saj të spikatur. /Telegrafi/