LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin gjykatësit Nake Georgiev

Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin gjykatësit Nake Georgiev

Këshilli Gjyqësor mbrëmë ka marrë vendim për heqjen e imunitetit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Nake Georgiev, ndërsa anëtarët e Këshillit kanë miratuar edhe kërkesën për paraburgim të gjyqtarit. Gjithashtu, është marrë vendim për shkarkimin e përkohshëm të tij nga posti i gjyqtarit.

Ndalohet një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në RMV, dyshohet për marrje ryshfeti
Lexo po ashtu Ndalohet një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në RMV, dyshohet për marrje ryshfeti

“Imuniteti gjyqtarit të lartë po i hiqet për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale. Miratohet kërkesa për miratimin e masës së paraburgimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup. Ai largohet përkohësisht nga ushtrimi i funksionit gjyqësor, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, deri në zgjidhjen përfundimtare të procedimit penal”, njoftojnë nga Këshilli Gjyqësor.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor debatuan dhe vendosën me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit gjyqësor të gjyqtarit Georgiev dhe miratimin e paraburgimit, pasi njëzëri me 10 vota “për” vendosën që publiku të përjashtohet nga seanca.


Ata iu referuan nenit 39 paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor, i cili përcakton se në raste të tilla anëtarët e këtij organi me shumicë prej dy të tretave të votave mund ta përjashtojnë publikun nga ndjekja e seancës për shkak të mbrojtjes së reputacionit dhe integritetit të gjyqtarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori