I kërkuari në Austri, kapet në kufi duke ikur për Maqedoni

14:"Ridvan Slivova
Një 56-vjeçar nga Maqedonia i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare në Dibër. Bafti Ibraimi, 56 vjeç, banues në Tetovë, u kap në dalje të vendkalimit kufitar Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi person “i shpallur në kërkim ndërkombëtar” nga Interpol Vjena.
Policia shqiptare sqaron se Gjykata lokale e Ahrensburg ka lëshuar ndaj tij urdhër arrest, me datë 20-01-2016, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me thyerje”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman, maksimumi i dënimit 10 vjet burg.
56-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Nga
Telegrafi
21/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































