Në seancën e caktuar për dhënien e fjalës përfundimtare, i akuzuari për vrasjen e djalit të tij, Naim Smajli nga Podujeva, nuk ishte në gjendje të deklarohej,
Smajli vetëm i bëri një kërkim falje familjes së tij.
“E nderuara gjykatëse, i kërkoj falje familjes…”, tha i akuzuari Smajli në fjalën përfundimtare, e pas kësaj fjalie ai ndërpreu deklarimin e tij.
Smajli akuzohet se ka vrarë djalin e tij E.S., në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës për çështje pronësore.
Ndërsa, prokurorja tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar gjendja faktike se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.
Prokurorja po ashtu i propozoi gjykatës që t’i konsiderojë motivet e ulëta të vrasjes dhe të akuzuarin ta dënojë me burgim të përjetshëm.
“Konsideroj se është penalisht përgjegjës dhe se me dashje ka kryer veprat që ngarkohet. I propozoj gjykatës ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit, t’i konsiderojë motivet e ulëta dhe mënyrën tinëzare të kryerjes së veprës”, tha prokurorja, raporton Betimi për Drejtësi.