Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro rezolutës për Pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimi i ligjit përkatës.
Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74 vota për projekt rezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e tyre.
“Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare, propozoj këto ndryshme: pika e parë qeveria të nisë procedurat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrim të ligjit dhe qeveria brenda 30 ditëve të sjell në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”, tha ai.
———————————————————
Kërkohet rezolutë për mbylljen e lojërave të fatit
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me kazinotë dhe lojërat e fatit në Kosovë.
Lidhur me këtë, propozuesi i kësaj seance, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk duhet lejuar që kazinotë të ushqejnë krimin.
“Shteti i Kosovës është që të mbrojë qytetarët, mirëpo është për keqardhje që institucionet reagojnë vetëm pas ngjarjeve tragjike. 1645 aparate të licencuara të lojërave të fatit ekzistojnë në Kosovë. Nuk duhet të lejojmë që kazinotë të ushqejnë krimin, dhe lojërat e fatit të përcaktojnë fatin e individëve dhe familjeve tona”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se si deputetë e kanë obligim që ta trajtojnë me urgjencë këtë problem.
Hoti në emër të deputetëve nënshkrues për këtë seancë ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të miratojë rezolutën që përmban këto dy pika:
- Qeveria menjëherë të pezullojë aktivitetin e të gjitha kazinove dhe lojërave të fatit deri në plotësim ndryshimin e ligjit dhe
- Kuvendi të mandatojë Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa që të nisë procedurat për nxjerrjen e ligjit të ri që i ndalon të gjitha llojet e kazinove dhe lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare.
Hoti ka kërkuar nga deputet që të mbështesin këtë rezolutë, si dhe kërkuar që të mos ketë debat parlamentar për këtë çështje shkaku i ndjeshmërisë së rastit pas vrasjes së dy të rinjve.
Mbështetje kësaj rezolute i kanë dhënë edhe deputetët e PDK-së.
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se janë dakorduar që të mbështesim edhe thirrjen e kësaj seance dhe tekstin e rezolutës së propozuar.
“Në emër të Grupit Parlamentarë të PDK-së e shpreh mbështetjen për këtë rezolutë, dhe po ashtu mbështesim mocionin që të kalohet drejtpërdrejtë në votim të rezolutës pa pasur debat”, ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje pavarësisht disa akuzave që pati lidhur me kazinotë, duke thënë se këto vende përdoren për shpëlarje parash dhe se këto janë të lidhura me njerëzit që janë të fuqishëm në pushtet
“Edhe pse me vonesë është mirë që po flasim për këtë temë, mirëpo ana e keqe është që ne po flasim vetëm kur njerëzit po e humbin e jetën. Është mirë që kjo të përmbyllet me këtë rezolutë, është e domosdoshme që të ndodh”, ka thënë Konjufca.
Mbështetje për miratimin e kësaj rezolute i ka dhënë edhe Partia Socialdemokrate. Faton Topalli nga ky subjekt ka thënë se PSD mbështet këtë iniciativë.
Edhe deputetët e AAK-së kanë deklaruar se janë pro miratimit të kësaj rezolute.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se kjo rezolutë është e saktë, dhe duhet miratuar.
Po ashtu edhe Nisma ka deklaruar se do ta mbështesë këtë iniciativë për ta miratuar këtë rezolutë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa