LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet përfaqësim i Luginës në Parlamentin e Kosovës

Kërkohet përfaqësim i Luginës në Parlamentin e Kosovës

Lëvizja Qytetare Vatra ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që në Parlamentin e Kosovës të sigurohen vende të rezervuara për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja Vatra, theksohet se kanë kërkuar edhe më herët, por edhe tani, që në Parlamentin e Republikës së Kosovës të ketë vende të rezervuara për përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës.

Lëvizja Vatra ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet në debatin që është hapur për reformën zgjedhore tani nga Presidenti i Republikës së Kosovës.


Fikri Mehmeti, zëdhënësi i Lëvizjes Vatra, ka theksuar se duke e parë gjendjen e rëndë diskriminuese me të cilën po ballafaqohen qytetarët Luginës që jetojnë në Kosovë, duhet t’u garantohet përfaqësimi i qytetarëve të dëbuar përmes zërit-përfaqësuesve të tyre brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Vende të rezervuara u jepen komuniteteve me nga 200 anëtarë, ndërsa mijëra qytetarë Luginës nuk e gëzojnë këtë të drejtë të kenë përfaqësues të tyre në Parlament. Edhe pse mbi 70.000 qytetarë që jetojnë në Luginë, mbi 20.000 refugjatë që 16 vite jetojnë në Kosovë, 6000 prej tyre pa dokument identiteti, pa mundësi studimi, pa punësim, (as të regjistrohen në Entin për Punësim) me gjendje të rëndë ekonomike, pa asnjë përfaqësues në institucionet e vendit, meritojnë t’ju garantohen vendet, aty ku zëri i tyre do të jetë i pranishëm, pra brenda Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Shëndetësi
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori