LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet hetim ndaj gjyqtarit që refuzoi t’ia jepte dorën Pulisicit

Kërkohet hetim ndaj gjyqtarit që refuzoi t’ia jepte dorën Pulisicit

Tifozët kanë reaguar ndaj skenave të diskutueshme në Kupën e Amerikës, pasi gjyqtari Kevin Ortega refuzoi t’i jepte dorën kapitenit të kombëtares së ShBA-së, Christian Pulisic. Amerikanët u eliminua nga gara pasi humbi 1-0 ndaj Uruguait në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Edhe pse ata filluan fuqishëm me një fitore 2-0 ndaj Bolivisë në ndeshjen e tyre të parë në fazën e grupeve, një humbje 1-2 ndaj Panamasë në ndeshjen e tyre të parafundit i vendosi ata në disavantazh. Kërkohej një fitore ndaj Uruguait për të kaluar në çerekfinalen e Kupës së Amerikës, por ata nuk arritën t’i siguronin ato tri pikë.

Megjithatë, sigurisht që do të kenë problem se si u drejtua ndeshja, pasi pati një sërë vendimesh tronditëse nga referi Ortega. Më e diskutueshme ishte vendimi për të konsideruar golin e Mathias Oliverës si të rregullt, ndërsa USMNT priste që goli të anulohej.


Christian Pulisic nuk ishte i kënaqur me vendimin që goli të qëndronte, dhe ai u drejtua i pakënaqur ndaj gjyqtarit së bashku me bashkëlojtarët. Kur ndeshja e Kupës së Amerikës përfundoi, dhe ai shkoi te Ortega për të shtrënguar duart, gjyqtari refuzoi, duke shkaktuar zemërim nga tifozët që shikonin në mediat sociale.

“Hetoni menjëherë atë njeri”, ka postuar një fans. “Është e qartë e njëanshme. Duhet të hetohet,” pranoi një tjetër tifoz.

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes
Lexo po ashtu Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

“Pa klasë dhe jo sportive. S’ka si ta themi ndryshe,” ishte i pakënaqur një tjetër tifoz. “Absolutisht e neveritshme nga zyrtari”, shtoi një tjetër.

“Çfarë turpi”, ka reaguar një fans. “Ndeshja u kurdis qartë pasi e dini historinë e këtij “arbitri”, pohoi një tjetër tifoz. “FIFA do ta shqyrtojë mirë këtë”, pohoi një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori