LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit akoma është në Gjykatën Penale

Kërkesa për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit akoma është në Gjykatën Penale

Këshilli Penal nga Departamenti për Krim të Organizuar pranë Gjykatës Penale akoma vepron në kërkesën për ekstradim të ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se afatet deri në cilat duhet të mblidhen dokumentet e nevojshme dhe të dërgohen në Greqi, po skadojnë. Sipas ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndë penale, kërkesa për ekstradim dhe dokumentet e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski gjenden në burg ekstradues në Selanik. Gjykimi ndaj tyre për posedim të pasaportave të rrejshme është shtyrë dy herë, vetëm për shkak të mungesës së përkthyesit. Seanca e radhës ndaj tyre është planifikuar më 1 dhjetor.


Grujevski dhe Boshkovski akuzohen nga PSP për përgjimet e paligjshme dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në rastet të njohura në opinion si “Fortesa”, “Shënjestra” dhe “Fortesa 2”./Telegrafi/