LAJMI I FUNDIT:
Peja 18° clearsky_day

Keqpërdorimet e ujit të pijes, “Hidrodrini” nis inspektimet edhe në Deçan

Keqpërdorimet e ujit të pijes, “Hidrodrini” nis inspektimet edhe në Deçan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidrodrini” gjatë ditës së sotme (e hënë), ka vazhduar aksionin kundër keqpërdorimit të ujit në rajonin e Deçanit.

Ata së bashku Njësinë e Deçanit, kanë vazhduar inspektimet në disa fshatra të kësaj komune.

Inspektorët Rajonal të KRU “Hidrodrini”, janë fokusuar brenda qytetit, në fshatin Isniq si dhe në disa lokacione dytësore.


KRU “Hidrodrini” gjatë inspektimit të keqpërdorimit të ujit në Deçan/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

Ata nëpërmjet rrjetit social Facebook, kanë dhënë detaje më shumë rreth aksionit, duke theksuar se do të vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes dhe sipas tyre është e papranueshme keqpërdorimi i ujit nga ana e qytetarëve dhe të ndërmerren edhe masa ndëshkuese për këdo që thyen këto rregulla.

Inspektimi nga KRU “Hidrodrini”/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

“Aksioni i sotëm është fokusuar në qytetin e Deçanit, fshatin Isniq dhe disa lokacione tjera dytësore. Të tilla aksione do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Ujitja me ujë të pijes, në këto periudha thatësirash të burimeve, është e papranueshme dhe e ndëshkueshme me ligj. Keqpërdoruesit do të ndëshkohen dhe do të ndiqen penalisht”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini”, transmeton Telegrafi.

Ky aksion nga KRU “Hidrodrini”, vjen pas atyre në Pejë, Istog dhe Klinë duke shkyçur keqpërdoruesit e ujit nga rrjeti i ujësjellësit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Turisti filmoi aksidentalisht sulmin terrorist në Kashmir ndërsa bënte zipline

Turisti filmoi aksidentalisht sulmin terrorist në Kashmir ndërsa bënte zipline

Azia
Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

La Liga

"Siç duket ne nuk jemi të zotët të zgjedhim asnjë situatë", Bekë Berisha kërkon ndihmë nga amerikanët pas dështimit të seancës

Lajme
Kryeministri kanadez i dërgon një mesazh të Trumpit, vetëm pak çaste pas konfirmimit të fitores së liberalëve

Kryeministri kanadez i dërgon një mesazh të Trumpit, vetëm pak çaste pas konfirmimit të fitores së liberalëve

Amerika
Aeroplanët luftarakë të NATO-s ngriten në ajër pas sulmeve ruse me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Aeroplanët luftarakë të NATO-s ngriten në ajër pas sulmeve ruse me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Evropa

"LVV të ofrojë tre kandidatë për kryetar Kuvendi" - Rashiti paraqet 10 opsione për tejkalimin e ngërçit politik

Lajme
Kalo në kategori