Ato që mund të kenë qenë palët më të vjetra të këpucëve në Evropë u zbuluan në një shpellë në Spanjë dhe tani mendohet se janë shumë më të vjetra nga sa mendonin shkencëtarët më parë.
Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët, rreth 20 palë sandale janë të paktën 6,200 vjet – dhe ndoshta më të vjetra – ndërsa objektet e tjera të endura në shpellë datojnë 9,500 vjet më parë.
Këpucët kishin madhesi prej rreth 20.5 centimetrave – ose pak më shumë se 8 inç, raporton Fox News, transmeton Telegrafi.
Lajmi doli pasi shkencëtarët përdorën datimin e karbonit në 76 objekte nga Cueva de los Murciélagos, Albunol, pranë Granadës, që ishin gërmuar nga minatorët në shekullin e 19-të.
Midis objekteve janë shporta që përfaqësojnë dëshminë e parë të drejtpërdrejtë të aftësisë në shoqëritë e gjuetarëve të Mesolitit në Evropën Jugore.
Objektet, të bëra nga druri, kallam dhe bari esparto, datojnë në periudhën e hershme dhe të mesme të Holocenit, midis 9,500 dhe 6,200 vjet më parë, thanë shkencëtarët.
Studimi rreth gjetjeve nga Universidad de Alcala (UAH) dhe Universitat Autonoma de Barcelona (UAB) u botua në revistën Science Advances.
“Diversiteti teknologjik dhe trajtimi i lëndës së parë të dokumentuar tregon aftësinë e komuniteteve prehistorike për të zotëruar këtë lloj mjeshtërie, të paktën që nga 9500 vjet më parë, në periudhën e Mesolitit”, tha Maria Herrero Otal, bashkautorja e studimit. /Telegrafi/