Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, ka paralajmëruar se do të lansojë një këngë në gjuhën italiane.

Ky do të jetë projekti i parë për të, ndërsa ka zbuluar se do të publikohet më 1 korrik.


Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka prezantuar një pjesë të videoklipit dhe pak nga ajo se si do të duket.

Screenshot 16 15 Foto: Screenshot/Instagram

“Caramel, kënga ime e parë në gjuhën italiane do të lansohet më 1 korrik”, tha ajo.

“Kjo është duke ndodhur dhe mezi po pres të ju tregoj më shumë këto ditë”, vazhdon postimi i artistes së njohur.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente, fansat e së cilës besojnë se do të pëlqehet nga publiku.

Ronela theksojmë që sivjet ka qenë prej muajsh në Itali për shkak se përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2022” - eventi i së cilit u mbajt po në atë vend. /Telegrafi/