I ëmbli dhe i vogli Bauer, një këlysh i racës Golden Retriever, pati një reagim të vërtetë të zemëruar pasi zbuloi se ena e tij e ushqimit ishte bosh.

Këlyshi simpatik po qëndronte në hapësirën e tij në një pjesë të shtëpisë dhe po lehte me inat, duke goditur me hundë enën në të cilën nuk kishte as edhe një copë të ushqimit të thatë.


Dukej sikur donte të hante vetë enën, dhe shumë përdorues të TikTok-ut nuk mundën t’i rezistonin këtij momenti të lezetshëm, duke buzëqeshur me pamjen.

Pronarja e tij u shpreh me humor në përshkrimin e videos se Bauer gjithmonë reagon kështu kur nuk ka ushqim të disponueshëm dhe se enët janë gjithmonë “viktimat” e tij.

Të gjithë skenën mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/

@imbluethesiberiann

I fear for the next empty bowl that looks at Bauer the wrong way… #dogsoftiktok #dogsofttiktok #dogsoftiktokviral #dog #dogs #puppy #puppytiktok