LAJMI I FUNDIT:

KEDS investon në shtatë fshatra të Vushtrrisë

KEDS investon në shtatë fshatra të Vushtrrisë

KEDS po bën të gjitha përgatitjet në terren për stinën e dimrit, duke qenë në çdo kohë në shërbim të të gjithë konsumatorëve në Kosovë.

Meqenëse jemi afër fillimit të rënies së temperaturave, kompania ka shtuar ritimin e investimeve edhe në fshatrat Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Duboc, Beçiq, Galicë dhe Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.

Ky investim që është planifikuar të përfundojë në muajin tetor, po bëhet në largpërçuesin 10 kV të stacionit hekurudhor, i cili do të jetë në një distancë prej 5.5 kilometra dhe do t’iu shërbejë rreth tre mijë banorëve të këtyre fshatrave.


Ekipet e KEDS fillimisht kanë nisur largimin e shtyllave të vjetra që kanë qenë të vendosura në zona fushore, për t’i zëvendësuar ato me shtylla betoni në afërsi të rrugës. E gjithë kjo për të rritur sigurinë për furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ, por edhe duke e bërë më të lehtë intervenimin e ekipeve tona në raste të avarisë, pasi që zonat fushore shpeshherë nuk kanë qenë të qasshme për makineritë e rënda, dhe ekipet e KEDS janë obliguar që të gjithë punën ta kryejnë fizikisht.

Kujtojmë që fshati Oshlan është nga vendet e para që është elektrifikuar në Komunën e Vushtrrisë, ndërkaq tani po investohet në largpërçuesin e tensionit të mesëm duke i dhënë pamje edhe më të mirë këtij fshati.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori