KEDS bën thirrje për kursim të rrymës, thotë se situata e dimrit pritet të jetë “shumë e pasigurtë”

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike e të orientojnë ngrohjen e hapësirave të banimit nga format alternative për dimrin.
Kjo pasi sipas tyre, kriza energjetike në Evropë po afekton edhe Kosovën, ndaj thuhet se në stinën e dimrit pritet të mbizotërojë situatë “shumë e pasigurtë”.
Në komunikatën për media thuhet se pos çmimeve enorme, nevoja për energji elektrike ka kufizuar ndjeshëm edhe mundësitë tregtare.
“Në tenderët që kemi zhvilluar së fundmi, në shumicën e rasteve nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Në rast oferte shfaqen çmime ekstra të larta sipas kushteve të tregut. Krijimi i këtyre situatave qysh verës, bën që të mbizotërojë një situatë shumë e pasigurt”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
“Prandaj, në këto rrethana i lusim konsumatorët që të krijojnë mekanizma kursimi dhe të orientojnë ngrohjen e hapësirave të tyre të banimit nga format alternative për stinën e dimrit. Ndërmarrja e këtyre veprimeve ul ndjeshëm nevojën për import dhe rrit të njëjtën kohë sigurinë e furnizimit, që varet shumë edhe nga stabiliteti i prodhimit vendor”.
Tutj, thuhet se e tërë Evropa po hyn në një krizë të thellë energjetike, pasi me rritjen e temperaturave është rritur edhe kërkesa për energji elektrike.
“Krahas kësaj rritje, ka rënie të madhe të reshjeve, dukshëm nën mesataren sezonale, duke bërë që edhe prodhimi i elektricitetit të jetë shumë më i pakët nga centralet elektrike. Thatësira, pamundësia për të transportuar qymyr në disa termocentrale nëpërmjet lumenjve në Gjermani dhe mosfunksionimi i termocentraleve bërthamore, që ftohen nga ujërat që vijnë nga lumenjtë në Francë, e bënë situatën edhe më kritike. Krahas kësaj situate, në Evropë vërehen çmime rekorde edhe të gazit natyror për shkak të uljes graduale të rrjedhës së gazit nga Rusia”.
“Rritja e kërkesës në njërën anë dhe zvogëlimi i prodhimit në anën tjetër, ka bërë që anekënd Evropës të fluturojnë çmimet e energjisë elektrike. Çmimi i energjisë për një ditë më herët në berzën e Hungarisë- HUPX, që ishte 295 EUR/MWh, për javën 4-10 korrik, u rrit në 348 EUR/MWh, kurse për javën 11-17 korrik dhe në 419 EUR/MWh për javën 18-24 korrik . Për 3 ditët e para të kësaj jave çmimi është 506 EUR/MWh. Madje, këto ditë është thyer edhe rekordi, duke arritur një moment në mbi 735 EUR/MWh”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi