LAJMI I FUNDIT:

KE: 2018-a viti i mundësisë për Ballkanin Perëndimor

KE: 2018-a viti i mundësisë për Ballkanin Perëndimor

Në një analizë rajonale, Komisioni Evropian thekson se po punon për një strategji të re për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që u kërkon vendeve të shfrytëzojnë shansin për perspektivën e tyre evropiane.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiq tha se 2018-a ishte viti i mundësisë për vendet ballkanike për të ndërmarrë hapa të pakthyeshme në rrugën e integrmimit evropian.

Megjithatë, Koçijançiq theksoi se për të arritur këtë qëllim vendet duhet të ndërmarrin reforma, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës, drejtësisë dhe të drejtave themelore.


”BE nuk do të bëjë kompromise për kushtet e anëtarësimit. Çdo progres serioz është kusht për reforma efektive”, shpjegoi ajo.

Në analizën kushtuar Shqipërisë, BE-ja beson se ”Shqipëria ka treguar një ecuri të qëndrueshme në të pesta prioritetet kryesore të kërkuara me qëllim ecjen para në integrimin drejt BE-së, reform në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat e njeriut”.

“Tani është duke zbatuar reformën në drejtësi dhe në veçanti vetingun e gjygjtarëve dhe të prokurorëve. Ky proces monitorohet nga një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi drejtuar nga Komisioni Evropian”, tha Koçijançiq.

Raporti nënvizoi se, ashtu siç edhe theksoi presidenti i BE-së Jean-Claude Juncker, “nëse vazhdohet në rrugën e reformave, Komisioni ka si qëllim të rekomandojë hapjen e negociatatve për anëtarësim për vendin brenda gjashtë muajve të ardhshëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori