KB Rahoveci i dërgon letër dy ministrave, kërcënojnë me largim nga garat (Foto)
![KB Rahoveci i dërgon letër dy ministrave, kërcënojnë me largim nga garat (Foto)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/05/kb-rahoveci-11-e1489257931468-780x439.jpg)
Klubi basketbollistik, Rahoveci i ka shkruar një letër për dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Kujtim Shalës së MKRS-së dhe Avdullah Hotit të Financave, ku i kërkojnë përfundimin e punimeve të palestrës ose në të kundër do të tërhiqen nga garat.
KB Rahoveci janë të zhgënjyer me punimet e ngadalta në palestrën e sporteve në qytet, pasi tash e sa vite nuk po mund t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas.
Këto punime të ngadalta dhe lodhja e klubit duke vrapuar nga një qytet në një qytet tjetër për të kërkuar palestër ka bërë që Rahoveci ta dal përsëri me një letër të hapur për Ministrin e MKRS-së, Kujtim Shala dhe atë të Financave, Avdullah Hoti.
Në letrën e dërguar dy ministrave të Qeverisë, klubi i basketbollit, Rahoveci, kërkon që të shpejtohen punimet dhe të përfundoj palestra ose në të kundërtën do të detyrohet të largohet nga garat.
“Letër për Ministrin Kujtim Shala dhe Ministrin Avdullah Hoti
I nderuari Ministër i Kulturës dhe Sportit z.Kujtim Shala, i nderuari Ministër i Financave z.Avdullah Hoti, po ju shkruajmë për herë të dytë për të shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin jo vetëm tonin si klub, por të tërë Komunës së Rahovecit për neglizhencën dhe zvarritjen e procesit të përfundimit të punimeve në Palestrën e Sportit në Rahovec, që ka filluar më shumë se 10 vjet. KB Rahoveci po e përmbyll sezonin e parë historik në Superligë ndërsa në rrethana të jashtëzakonshme me shumë probleme për sigurim të palestrës për të zhvilluar ndeshjet ka arritur që të siguroi vend edhe për sezonin e ardhshëm në Superligë. Duam të ju njoftojmë që KB Rahoveci përveç skuadrës seniore ka të angazhuar edhe katër gjenerata të grup moshave U12,U14,U16 dhe U18 ndërsa se fundmi ka marrë vendim që të hap edhe një shkollë të basketbollit. Mundi i gjithë gjeneratave që kanë sakrifikuara shumë që qyteti dhe klubi ynë të arrij në këto nivele mund të marr fund në rast ju të nderuar ministra, nuk përdorni autoritetin tuaj që të përshpejtoni procedurat për përfundimin e palestrës brenda katër muajve të ardhshme. Të nderuar ministra, kërkesa jonë bazohet në premtimet e vazhdueshme të juaja qoftë përmes deklarimeve apo edhe vizitave në Rahovec dhe premtimeve se palestra do të përfundohet fillimisht është thënë në vitin 2016 pastaj në fillim të vitit 2017, ndërsa jemi në muajin e tretë dhe nuk ka as sinjale se mund të ndodh një gjë e tillë. Në rrethana të tilla reagimet e qytetarëve në komunën tonë qoftë edhe përmes protestave janë legjitime dhe KB Rahoveci do të mbështet çdo iniciativë qytetare që ka për qellim interesin e përbashkët të Rahovecit dhe gjithë sportdashësve që nuk kanë ku ta tregojnë talentin e tyre. Njëkohësisht i bëjmë thirrje edhe kryetarit të komunës, z.Idriz Vehapi që konformë kompetencave që ka të bëjë po ashtu presion mbi instancat përkatëse në mënyrë që të marr fund neglizhenca mbi 10 vjeçare e institucioneve të Kosovës. Bordi i KB Rahovecit e rithekson sërish se nëse nuk hapen procedurat e punimeve dhe nuk ka sinjale se palestra do të jetë gati për edicionin e ri qe fillon në tetor, atëherë do të shqyrtojë mundësinë e mos vazhdimit të garave në rrethana aktuale
BORDI I KB RAHOVECI 11.03.2017 ”. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/03/kb-rahoveci.jpg)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-103750-780x439.jpg)
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit
![Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-122329-780x439.jpg)
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
![Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-101101-780x439.jpg)
Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë
![Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-082110-780x439.jpg)
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier
![Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-084620-780x439.jpg)
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt
![U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-36-780x439.jpg)
U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe