Site icon Telegrafi

KB Prishtina kundërshton orarin e vendosur nga komisioni i garave për ndeshjen e pestë ndaj KB Trepçës

KB Prishtina ka kundërshtuar zyrtarisht orarin e caktuar nga Federata e Basketbollit të Koosvës për ndeshjen e pestë gjysmëfinale ndaj KB Trepçës.

Sipas reagimit të tyre në faqen zyrtare në Facebook, aty thuhet se ata nuk janë pajtuar me orarin e caktuar nga komisioni i garave për orarin e takimit (17:15).

Më poshtë mund të lexoni arsyetimin e plotë nga KB Prishtina (pa ndërhyrje):

NJOFTIM

Të dashur Plisa, tifozë e qytetarë të Prishtinës,

Parregullsitë, kurdisjet, ryshfeti e presionet nuk kanë të ndalur dhe si vazhdimsi e kësaj klike keqbërësish, ju njoftojmë se FBK në koordinim të plotë me KB Trepca e në kundërshtim flagrant me rregulloret e vetë Federatës kanë lajmëruar arbitrarisht për termin të ndeshjes së pestë në kundërshtim me Propozicionet e Garave.

Lexo po ashtu Trepça mposht Prishtinën dhe barazon gjithçka, finalisti vendoset në ndeshjen e pestë

Për shkak të pamundësisë së zhvillimit të ndeshjes të Enjten në mungesë të orarit në palestër si rezultat i ndeshjes ndërkombëtare të hendbollit mes Kosovës dhe Malit të Zi, kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet ose të Mërkurën ose të Premten pra 24 orë më herët ose më vonë, dhe është hera e parë në histori të basketbollit të Kosovës që një ekip të kundërshtojë një kërkesë të tillë legjitime me arsye objektive, dhe në dijeni të FBK-së.

Caktimi i ndeshjes për ditën e diel nga FBK është kundërshtuar nga ne pasi që është në kundërshtim me të gjitha nenet e Propozicioneve të Garave që rregullojnë çështjen e orarit dhe organizimit të ndeshjes.

Më poshtë gjeni edhe përgjigjen dhe kërkesën e klubit tonë që Federata të punojë konform rregullores të miratuar nga organet e saj vendimmarrëse.

Kështu që sa i përket Prishtinës dhe Plisave, kudo e kurdo caktojeni, ne jemi të gatshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version