Televizioni Alsat ka siguruar listën e plotë të personave të dënuar të cilët kërkojnë falje vjetore nga presidenti. Në mesin e emrave që spikasin janë ish prokurorja speciale, Katica Janeva e dënuar me 7 vjet burg për shpërdorim me detyrën zyrtare, Vlladimir Pançevski ish kryetar i Gjykatës Penale i dënuar me 3,5 vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe biznes Sead Koçan i dënuar me 4,8 vjet për dëmtim të buxhetit të shtetit. Sipas burimeve, ministri i Drejtësisë ka dhënë mendim negativ për të gjitha propozimet, ndërsa tani procesi ndodhet në fazën e shqyrtimit të kërkesave nga ana e Komisionit për falje.
Lista për falje
Katica Janeva, ish prokurore speciale
Vlladimir Pançevski, ish kryetar i Gjykatës Penale
Sead Koçan, biznesmen
Jo zyrtarisht në mesin e personave të cilët kërkojnë faljen e kreut të shtetit janë edhe Aleksader Vasilevski-Ninxha i dënuar për cenim terrorist të rëndit kushtetues më 27 prill të vitit 2017 dhe ndihmë ndaj personit që kryen vepër penale. Ndërkohë falje për veprën armëmbajtje pa leje ka kërkuar edhe Fejzi Aziri i dënuar në rastin Monstra.
Për shkak të festave, nga ministria e Drejtësisë, nuk kemi arritur të konfirmojnë nëse Janeva, Pançevski dhe Koçan si figura të cilët ndikuan që opinion të krijon përshtypjen e pandëshkueshmerisë nga gjykatat, kanë kërkuar zyrtarisht të falen dhe në çfarë mase në raport me dënimin e shqiptuar kundër tyre.
Procedura për falje fillon më kërkesën e të dënuarit drejtuar gjykatës, por dëshmia që luan rol të rëndësishëm në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit për falje dhe në fund vendimin e Presidentit është raporti i vlerësimit që të burgosurit marrin nga burgjet për sjelljet dhe veprimet e tyre brenda burgut. Këto vlerësime në pjesën dërmuese janë keqpërdorur, përkatësisht ka indikacione se komisionet vlerësues janë korruptuar.
Tani procesi ndodhet në fazën e shqyrtimit të kërkesave nga ana e Komisionit për falje. Ky trup që funksionon në kuadër të presidentit duhet të vendos me shumicë votash mbi propozimet, por krejt në fund me fuqinë diskrecionare vendos presidenti nëse një i dënuar falet ose jo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë