Katër të vdekur, shumë të tjerë të ‘varrosur’ nën rrënoja – pasi një fenomen ekstrem i motit përfshiu një zonë malore të Indisë

Një fenomen ekstrem i motit, i njohur si “një breshëri resh” ka goditur një zonë të thellë malore në fshatrat e larta në Uttarakhand, një shtet në Indinë veriore që përshkohet nga Himalajet e Indisë.
Si pasojë, ajo ka shkaktuar përmbytje të rrufeshme që lanë pas vetes dëme të mëdha materiale dhe viktima njerëzore.
Përmbytjet shkatërruese erdhën pas “një breshërie resh” diku në zonën pellgut të lumit Kheer Ganga, thanë vendasit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja.
Disa fshatra janë përmbytur nga rrjedha e furishme e ujit që erdhi papritur pas reshjeve të dendura, duke shkatërruar banesa, bujtina dhe objekte të tjera përgjatë brigjeve të lumit.
Banorët vendas përshkruajnë skena paniku dhe frike, me njerëz që iknin për të shpëtuar jetën.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë ujë të turbullt dhe baltë që zbret me shpejtësi drejt vendbanimeve, duke marrë me vete çdo gjë që i del përpara.
Njësi të shpëtimit dhe ndihmës së parë janë angazhuar menjëherë në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që situata mbetet e rëndë dhe me shumë të panjohura. /Telegrafi/


































