Katër shqiptarë kandidatë për anëtarë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) ka nisur shqyrtimi i aplikimeve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj me korrespondencë, mes të cilëve janë në garë edhe katër kandidatura shqiptare. Tre prej tyre janë propozuar nga brenda ASHAM, Zamir Dika (rektor i UEJL) për në Departamentin e Shkencave Teknike, Mirushe Hoxha (Profesore në Fakultetin Filologjik të Shkupit) për në Departamentin e Shkencave Shoqërore dhe atë të Linguistikës, Neritan Ceka (arkeolog) si anëtar i jashtëm, ndërsa Lutfi Zulbeari (Fakulteti i Mjekësisë, UT) është propozuar nga Universiteti i Tetovës në Departamentin e Shkencave të Mjekësisë.
Numri i kandidaturave shqiptare në këto zgjedhje ka qenë më i vogël, edhe pse pritshëmritë kanë qenë më të mëdha, për vetë kriteret favorizuese të konkurrimit si anëtar me korrespondencë. Akademiku Alajdin Abazi pohon se tre kandidaturat e propozuara prej tyre janë përzgjedhur me kujdes dhe përfaqësojnë individë që kanë dhënë kontribut në fushat në të cilat kanë vepruar dhe e meritojnë të jenë pjesë e këtij institucioni.
“Kohët kanë ndryshuar, por surprizat nuk mund të përjashtohen, pasi votimi është i fshehtë. Jam i bindur se kandidatura e Cekës do të pranohet, sa i takon të tjerave shpresoj dhe besoj se do të pranohen. Por gjitiçka mund të ndodhë, e kemi provuar edhe vitet e mëparshme dhe nuk na ka ecur, por të paktën është mirë që të zgjidhen dy anëtarë shqiptarë”, thotë Abazi. Akademiku i referohet dy kandidaturave që janë refuzuara viteve të kaluara, Zamir Dikës dhe Mirushe Hoxhës, që këtë vit konkurrojnë për herë të dytë, por edhe kandidaturave të tjera që kanë konkurruar disa herë dhe nuk kanë arritur të pranohen në akademi.
Në konkursin e tre viteve më parë, atëherë kur ndryshuan edhe kriteret e aplikimit duke mundësuar opsionin e anëtarëve me korrespondencë të cilët pas pesë vitesh mund të bëhen anëtarë të rregullt.
Izet Zeqiri, anëtari me korrespondencë i ASHAM, u zgjodh tre vjet më parë.
“Në këtë konkurs pritnim që të kishim më shumë aplikues, por numri ishte i vogël, vetëm një, ndërsa ne vetë si grup kemi bërë tre propozime. Tani jemi në fazën e dytë të konkurrimit dhe pas përfundimit të këtij procesi do të shohim rezultatet. Por gjithsesi ne i kemi shqyrtuar me kujdes kandidaturat e propozuara dhe kemi marrë për bazë arritjet e tyre shkencore, kontributin shoqëror që kanë dhënë, jo vetëm në planin nacional, por edhe ndërkombëtar”, thotë Zeqiri.
AMSHA numëron gjashtë anëtarë shqiptarë, prej të cilëve tre anëtarë të rregullt – Luan Starova (Departamenti i Arteve), Alajdin Abazi (Departamenti i Shkencave Teknike) dhe Abdylmenaf Bexheti (Departamenti i Shkencave Shoqërore). Dy anëtarë të jashtëm, Ali Aliu (Departamenti i Arteve) dhe Rexhep Mejdani Departamenti i Shkencave Teknike./koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker