LAJMI I FUNDIT:

Për dy muaj, katër fëmijë të braktisur në Kosovë

Për dy muaj, katër fëmijë të braktisur në Kosovë
Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin janar dhe shkurt të këtij viti, ku rezulton se gjatë muajit shkurt nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 811 familje me gjithsej 102 333 anëtarë, si dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 37 015 përfitues.

ASK njofton se bazuar në planin vjetor të statistikave zyrtare 2022 “Statistikat e Mirëqenies Sociale’’, nga publikimi në baza tremujore do të kalojë në baza mujore dhe do të vazhdojë si publikim i rregullt mujor.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.


“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit shkurt 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 811 familje me gjithsej 102 333 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 431 familje. Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 148 020 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 746 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 506 përfitues, nga skema për pensionet invalidore ishin 69 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 1 990 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 233 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 630 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 725 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 17 737 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13 250 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 37 015 përfitues”, thuhet në njoftimin e ASK-së, ku theksohet se ishin braktisur 4 fëmijë gjatë muajve janar – shkurt 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori