LAJMI I FUNDIT:

Katër batalione të NATO-s vendosen në Baltik dhe Poloni

Katër batalione të NATO-s vendosen në Baltik dhe Poloni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake do të pajtohet këtë javë për dërgimin e katër batalioneve shumëkombëshe në Poloni dhe në shtetet e Baltikut, me qëllim forcimin e mbrojtjes së tyre.

Stoltenberg tha se planet e reja do të miratohen zyrtarisht në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, i cili nis të martën në Bruksel.

“NATO ka ndërmarrë veprime të fuqishme për të mbrojtur vendet tona dhe për t’i kontribuar stabilitetit. Por, sfidat vazhdojnë, andaj duhet të përgatitemi për ngarkesa më të gjata”, tha Stoltenberg, transmeton REL.


Ai tha se batalionet do të vendosen me rotacion.

Vendet lindore të NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë thënë se ndjehen të kërcënuara nga Rusia, pasi kjo e fundit ka aneksuar në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014, dhe mbështet separatistët në lindje të Ukrainës.

Zyrtarë të NATO-s thanë se rreth 4,000 trupa do të jenë të përfshira në batalionet e reja.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori