Katër aeroplanë rusë janë detektuar duke fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare pranë Alaskës

Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), tha se zbuloi katër aeroplanë ushtarakë rusë në veprim në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADIZ).
Siç raporton Reuters, NORAD shtoi se aeroplanët rusë qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Është shtuar se aeroplanët nuk kanë hyrë në hapësirën sovrane amerikane apo kanadeze.
E nga ministria ruse e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ishin dy aeroplan bombardues Tu-94MC që fluturuan mbi ujërat neutrale në afërsi të territorit amerikan të Alaskës.
“Fluturimet mbi detet Bering dhe Chukchi, të cilat nuk janë në pronësi të asnjë vendi, zgjatën nëntë orë”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































