Për shkak të mungesës së një pjese veshjeje, Megan Markle ishte më sfiduesja në kostum të bardhë
Dy damat mbretërore sivjet kanë veshur kostume të bardha, mirëpo njëra i ka bartur në një mënyrë paksa më sfiduese. Tjetra ka zgjedhur anën më konservatore.
Në fillim të këtij viti Megan Markle, me rastin e një ngjarjeje në Hagë, ka veshur kostum të bardhë jashtëzakonisht modern, transmeton Telegrafi.
Bizhuteritë prej ari, një çantë dore e bardhë dhe këpucët e stilistëve të lartë ia shtuan pamjen Dukeshës së Sussex-it, e cila vendosi të mos vishte një bluzë nën xhaketën e bardhë klasike të markës së modës “Valentino”.
Princesha Kate MIddleton, disa herë deri tani ka veshur kostume të bardha dhe herën e parë e ka veshur në Lojërat e Komonuelthit. Atëherë Kate veshi një kostum të bardhë nga shtëpia e modës “Alexander McQueen”, dhe shumë kritikë të modës e vlerësuan këtë edicion si të përsosur.
/Telegrafi/