Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është ende pjesëtarja e familjes mbretërore me ndikim më të fuqishëm në botën e modës – por Meghan Markle është menjëherë pas saj në vendin e dytë.

Kate, 36 vjeçare, është personi që më së shumti i bind blerësit në SHBA të blenë produkte nga brendet britanike, sipas një raporti të ri, transmeton Telegrafi.


kate middleton new haircut 2017 ftr

Ajo ndiqet pas nga Meghan Markle në, vendin e dytë, ndërkaq burrat e tyre, Princi Harry dhe Princi William, janë në vendin e tretë dhe të katërt.

Në anën tjetër, një anketim ka zbuluar se Kate është ‘ikona’ më e pëlqyer britanike në SHBA.

Meghan Markle, Duka i Sussex-it është në vendin e dytë, këngëtarja Adele në vendin e tretë dhe Meghan Markle në vendin e katërt.

DavidVictoriaBeckham 1 (Foto: Getty Images)

Sipas anketimit të kryer nga ‘Brand Finance’s British Luxury’, rezulton që veshja e një produkti nga Kate e rritë dëshueshmërinë te rreth 38% blerës në SHBA.

Në anën tjetër, Meghan Markle e rritë dëshirueshmërinë te blerësit për 35%. /Telegrafi/