Mendohet se kjo shifër për Katarin do të shkojë në 111.963 dollarë në vitin 2016. Sipas parashikimeve të bëra, të ardhurat për frymë të Luksemburgut pas pesë viteve do të jenë 94.621 dollarë, për Singaporin 70.992 dollarë dhe për SHBA-në 70.992 dollarë.
FMN-ja theksoi se Katari do të zotërojë ekonominë me zhvillimin më të lartë në botë për dy vjet rresht. Me një popullsi prej 850 mijë banorësh, Katari është shndërruar në eksportuesin më të madh të gazit natyror dhe së shpejti do të arrijë objektivin e 77 milionë tonë gazi natyror në vit.

Katari vazhdon përgatitjet për organizimin e Kampionatit botëror 2022 dhe realizimin e projekteve marramendëse miliarda dollarëshe. Ekonomia e vendit ka pasur një rritje me 16 për qind këtë vit dhe buxheti pritet të nxjerrë 6.1 miliardë dollarë ekstra.


Sipas burimeve të ndryshme, Katari, një nga zotëruesit e fondeve më të mëdha monetare në botë, do të shpenzojë 125 miliardë dollarë në projektet e ndërtimit dhe në energjetikë gjatë pesë viteve të ardhshme. /Telegrafi/