Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka thënë se pritet të ketë skenare të ngjashme sikurse sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shtatorit, kur ndodhi një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit.
E lidhur me këtë deklaratë, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka thënë se pritet të ketë skenare të ngjajshme sikurse sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kastrati në Televizionin Dukagjini ka thënë se shteti i Serbisë është armatosur afro tre miliardë euro që nga viti 2012-2013 por që sipas tij nuk ‘shihet ndonjë konflikt i armatosur përderisa NATO është në territorin e Kosovës”.
“Sa i përket deklaratës së Besnik Bislimit, nuk shkohet në mal pa sëpatë me pre dru. Serbia prej vitit 2012-2013 është armatosur afër tre miliardë euro, duke filluar nga sistemet antiraketore, antidron, kineze, ruse etj. Nuk shoh një konflikt të hapur të armatosur, luftë nuk është e mundur përderisa ne i kemi forcat NATO-së në Kosovë. A do të mbroheshim? Natyrisht se do të mbroheshim. Cila do të ishte kostoja? Më e madhe se 1999. Por nuk bëhet fjalë për luftë. A do të ketë skenare si të Banjskës? Po. Mendoj që po, do Zoti jo por ka mundësi që po”, është shprehur Kastrati.
Kastrati u shpreh se qeveria aktuale e Kurtit e ka përmbytur ‘strategjinë’ e qeverive të kaluara të vendit.
E që sipas tij Qeveria Kurti dhe Besnik Bislimi po bëhen kryetituj të mediave botërore qoftë me çështjen e sigurisë apo konfliktit të hapur ose luftë.
“Këto deklarata bëhen sepse këta e kanë përmbysur krejt ‘një lloj strategjie’ që e kanë pasur kryeministrat e kaluar dhe qeveritë në krahasim me atë tash. Strategjia e tyre ka qenë që hap pas hapi me u arrit deri tek finalja e njohjes së ndërsjelltë, normalizimi i marrëdhënieve etj. Integrimi i komuniteteve të bëhet gradualisht ashtu siç ishte bërë në institucionet sikurse polici, prokurori, gjyqësi etj. Pa e bërë shumë të madhe, dhe se kryetitujt e gazetave të mëdha të mos jenë çështjet e sigurisë, konflikti i hapur dhe lufta siq e bëjnë Bislimi, Kurti dhe lëngu i tyre. Nuk po them se nuk ka pasur krim e korrupsion sikurse ka edhe tani, por ka pasur më shumë sovranitet atë kohë dhe ndoshta më shumë se tash”, shtoi ai.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendi ynë mund ketë fatin prapë si të 24 shatorit, kur ndodhi një sulm terrorist në Banjës të Zveçanit.
Bislimi teksa jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it, tensionet mund të pengohen.
“Nëse i shikoni zhvillimet në anën e Serbisë, gjithmonë duhet të llogaritni në një konflikt të mundshëm dhe ka elemente që tregojnë se kjo mund të jetë e mundur. Kjo do të thotë se ne jemi gjithmonë vigjilentë, por llogarisim në skenarin më të keq të mundshme. Besojmë se prania e KFOR-it në Kosovë mund t’i pengojë këto tensione në një të ardhme të afërt, por gjithmonë është i mundur”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.
Gjithashtu, duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën në Banjskë, fshat në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar, ai ka thënë se ka arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës